Të gjitha efektet e dobishme të seksit


Zëvendësues ideal në trajtimin e gripit, dhimbjes së kokës, kolesterolit të lartë të gjakut dhe pagjumësisë: seksi i bën mirë humorit dhe ndihmon ndaj sëmundjeve


Është i natyrshëm, nuk ka efekte anësore, ndryshe nga terapitë konvencionale, dhe të jep kënaqësi: po flasim për aktivitetin seksual, i cili në bazë të kërkimeve të ndryshme shkencore është një kurë e mrekullueshme ndaj shumë sëmundjeve. Por cilat janë sëmundjet “e këndshme”, që mund të shërohet nën çarçafë?
Shëron dhimbjen e kokës
Nëse nuk keni dëshirë të bëni dashuri me partnerin tuaj, mos nxirrni justifikimin klasik se ju dhëmb koka. Sipas një studimi të ri të Universitetit të Munster, në fakt aktiviteti seksual është një antidod perfekt ndaj migrenës, një prej dhimbjeve të kokës me efekte më negative.
Sipas studiuesve, gjatë aktivitetit seksual prodhohet endorfina, të cilat janë hormone antidhimbje natyrore, të prodhuara nga organet tona, që veprojnë në sistemin nervor duke zbutur apo eliminuar dhimbjet.
Më pas flihet më mirë
Një tjetër shqetësim që duket se përmirësohet pas aktivitetit seksual është edhe i ashtuquajturi sindromi Ekbom ose ndryshme sindromi i këmbëve që nuk pushojnë. Ky lloj sindromi prek zakonisht gratë nga 35 deri më 50 vjeç kur ndodhen në shtrat, duke provokuar një dëshirë të pafrenueshme për të lëvizur këmbët dhe shoqërohet me dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash që nuk i lejojnë këta njerëz të flenë gjumë.
Shkencëtarët e Universitetit të San Paolo, Brazil, kanë arritur të evidentojnë efektet e dobishme të seksit në zhdukjen e këtij shqetësimi të bezdisshëm.
Sipas dr. Luis Martin dhe kolegëve të tij, prodhimi i dopaminës gjatë orgazmës luan një rol vendimtar në uljen e simptomave të kësaj sëmundjeje.
Je me grip? Futu në shtrat 
Sipas disa kërkimeve shkencore, aktiviteti seksual ka efekte të dobishme edhe mbi sëmundje shumë të përhapura dhe të rëndomta si gripi. Këtë fakt e pohon imunologu zviceran Manfred Schedlovski, i cili në një kërkim shkencor të realizuar në vitin 2012 ka zbuluar se gjatë aktivitetit seksual vihet re një rritje prej 30% në numrin e fagociteve (qelizat që bëjnë të mundur eliminimin e patogjeneve në trupat tanë), duke arritur më 150% gjatë orgazmës.
10 vjet më i ri
Doni të dukeni ca vjet më i ri se mosha juaj reale? Bëni jetë të shëndetshme; ndiqni një dietë të ekuilibruar, merruni me aktivitete sportive dhe … bëni seks të paktën dy herë në javë.
Këtë fakt e pohon David Weeks, neuropsikolog në Royal Hospital, në Edimburg, i cili realizoi një studim ku u përfshinë 3500 vetë, nga 22 në 101 vjeç. Çiftet që kishin aktivitet seksual të paktën 3 herë në javë, kishin një pamje fizike që i tregonte të paktën 10 vjet më të rinj se mosha e tyre reale.
Sipas studiuesve, kjo vlente sidomos për femrat, pasi estrogjeni që prodhohet gjatë seksit ndihmon për t’i mbajtur flokët të ndritshëm dhe lëkurën të tonifikuar dhe elastike, duke parandaluar kështu krijimin e rrudhave dhe shenjave.
Zemra lart, kolesteroli poshtë
Por një jetë seksuale aktive dhe e kënaqshme ndihmon gjithashtu për të mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe diabetin, sidomos tek meshkujt.
Këtë fakt e ka pohuar studiuesja Emanuele Jannini, sipas të cilës, rritja e prodhimit të testosteronit gjatë aktiviteti seksual luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek meshkujt. Sidoqoftë, me kusht që të jenë besnikë, ose e shumta, ‘tradhtarë rastësorë’.
Raportet jashtëmartesore të zgjatura në kohë ose shumë të shpeshta, në fakt shkaktojnë stres dhe tension dhe nuk i bëjnë aspak mirë zemrës.

Messi refuzon të ndërrojë bluzën me El Sharawy-n (VIDEO)





Nuk dihet arsyeja pse e beri kete gjest Messi, por ne pamjet shihet qarte qe ai refuzon sulmuesin kuqezi te Milanit te nderroje bluzen me te. E beri nga inati, mendjemadhesia apo nga çfare ? Kete vendoseni ju pasi te shihni pamjet e meposhtme.

Ndicni videon ketu...

Zbulohet jetë ‘aliene’ në një liqen në Antarktidë


liqeni vostok
Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një lloj të ri bakteri, të panjohur më parë në tokë. E veçanta e këtij zbulimi është se ky bakter është nxjerrë në dritë në ujin e marrë nga liqeni akullnajor më i madh në Antarktidë, liqeni Vostok që gjendet pothuajse 3000 metër nën akuj.
Presupozohet se ai liqen ka qenë i fshehur nga drita e diellit për miliona vjet, prandaj kjo formë e vogël jete e zbuluar mund të ketë konservuar karakteristikat e formave të jetës që kanë ekzistuar në liqen miliona vjet më parë.
Vetëm pas shumë viteve provash dhe eksperimentesh shkencëtarët rusë kanë mundur të arrijnë në atë liqen dhe të marrin disa kampionë nga uji.
vostokZbulimi i këtij bakteri ‘alien’ në jetën e sotshme e rrit mundësinë që në ato tipa liqenesh  të ekzistojnë forma jete të panjohura deri më sot për njeriun.
“ADN-ja e bakterit të zbuluar nuk përputhet me ADN e asnjë gjallese tjetër që ekziston në tokë, – thotë Sergei Bulat, nga laboratori i gjenetikës në Institutin e Fizikës Bërthamore në Shën Petërburg. - Prandaj mund të themi me siguri se forma jetës që sapo kemi zbuluar është e paklasifikuar dhe e paidentifikuar”.
Në të vërtetë, ADN e bakterit të zbuluar ka 20 për qind pjesë të ndryshme nga përbërja e baktereve të njohura dhe të studiuara deri më tani, ndërkohë që nevojitet vetëm 10 për qind ndryshim për ta klasifikuar të paidentifikuar.
Historia  eksplorimit ët liqenit Vostok i ka fillimet në vitin 1956, kur shkencëtarët sovjetikë shfaqën dyshimet e  para se, mijëra metra nën akuj ekzistonte një liqen, por vetëm në vitet ‘90 dyshimt e tyre u vërtetuan.
Që nga ajo kohë janë zbuluar me qindra liqene nën akullnajorë, një nga të cilët, liqeni Whillans, që gjendet 800 m nën akuj është arritur të eksplorohet nga zhytësit amerikanë, por nuk dihet nëse janë zbuluar forma jete.

Elena pa b... ne dhomen e gjumit (FOTO)


pa
Mbreme Elena ne dhomen e gjumit u kap ne kamera qe nuk kishte te mbathura te veshura. Me kete foto i shihen te pasmet fare qarte. Nuk eshte hera e pare qe Elena tregon format trupore. Duke qene modele e ka bere te modes kete sjellje ne BB.
Kjo foto menjehere filloi te qarkolloje ne internet.
Jepeni mendimin tuaj mbi kete foto.

Nje bjonde duke pare futboll.

Nuk Pozoj Nudo Pa Pyetur Mamin Dhe Babin !



Këngëtarja e njohur Rita Ora është sigurisht personazhi më i kërkuar nëpër mediat e huaja. Kështu gjithmonë e më shumë i bëhen pyetje për të cilat nuk ka folur ndonjëherë dhe në një intervistë të dhënë për “Metros”, Ritës i është bërë edhe një pyetje paksa provokative. 

E pyetur se a do pranonte të pozonte nudo ajo ka thënë se do pranonte vetëm nëse nëna dhe babi i saj do ia lejojnë një gjë të tillë. Rita është shprehur se nuk dëshiron t’i mërzisë prindërit e saj duke bërë veprime sipas kokës së vet, pa i pyetur ata. 

“Kurrë nuk kam pasur ofertë për të pozuar nudo, por nëse do të kisha, do duhej t’i pyesja fillimisht prindërit e mi” ka thënë këngëtarja Rita Ora. Rita nuk bënë asnjë veprim të turpshëm, që do mund t’i turpëronte prindërit e saj. 

Ndoshta do të pyesnit se si do të dukej një ditë perfekte e Rita Orës? E kjo për këngëtaren kosovare me famë botërore do të ishte qëndrimi vetëm në pizhame dhe duke ngrënë një hamburger Big Mac nga McDonalds. Ylli i hitit 'R.I.P.' do të dëshironte të kalonte çdo ditë duke u endur në pizhame dhe duke shijuar hamburgerin e saj të preferuar. “Dita ime e përkryer përfshin zgjimin dhe vetëm pastrimin e dhëmbëve. Dhe kjo është e tëra. Shikimi i TV-së, ngrënia dhe qëndrimi në pizhame tërë ditën. 

Zakonisht ha ushqim kinez apo McDonald's. Gjithmonë marrë një hamburger të madh ‘Big Mac’ dhe nuk i kuptoj ata që marrin gjëra të vogla në McDonald’s. Big Mac është klasik. Është ajo që e ka bërë McDonald's-in një McDonald's. Pra nëse nuk i shkon deri në fund, atëherë mos e bëj fare”, ka deklaruar Rita. 

Këngëtarja e ka lavdëruar veten se është me këmbë në tokë dhe e sinqertë dhe ka zbuluar se më nuk e ndjen nevojën që të shtiret se i pëlqejnë gjërat të cilat përndryshe nuk i do. “Nuk më pëlqen kur njerëzit nuk e thonë të vërtetën. Nëse nuk të pëlqen diçka, vetëm thuaj se nuk të pëlqen. Gjithmonë mundohem të jem e sinqertë, së pari me veten time. Dikur isha mësuar të gënjeja veten dhe të shtirem sikur i pëlqej gjërat, por ato vërtetë ishin mbeturina. Por tani më nuk e bëj këtë”, ka shtuar ajo. Në anën tjetër, Rita, e cila tani është njëra nga personazhet më të famshme në Britani, për famën e saj e ka falënderuar mentorin e saj, reperin Jay-Z. 

“Isha 17-vjeçe kur dërgova këngët e para në ‘RockNation’ dhe pas disa ditësh më telefonuan për të më thënë që kërkonin të më takonin. Më zuri paniku sepse do të takoja Jay-Z. Mendoja se do të më refuzonin, por pas 10 minutash më dha dorën dhe nisëm një ‘luftë’ si DJ. Mendoj se ai takim më hapi rrugën drejt famës”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste me një revistë britanike. Rita aktualisht po zhvillon turneun e saj në Britaninë e Madhe dhe deri tani ka dhënë tre koncerte, një në Mançester dhe dy në Londër

Kanë ndryshuar kohërat, tani propozojnë femra (VIDEO)


Një femër befasoi të dashurin e saj, që kishte qenë për dy vite larg në një mision kishtar, kur përgatiti një propozim martese surprizë.
Amerikani Austin Spitler u habit kur pa miqtë dhe familjen e tij duke performuar një kërcim sipas këngës së Bruno Mars “Marry Me”.
Më pas e dashura e tij, Brittany Jones, u ul në gjunjë, nxori një kuti me unazën e fejesës brenda dhe e pyeti: “A do martohesh me mua?”.

Shikoni videon ketu