Flet i dashuri, fotografi Endrit Mërtiri: Ju rrëfej si e njoh unë Elenën


Ra në sy për pamjen e saj prej kokete dhe mendimet kontraverse. 19- vjeçarja nga Tirana, Elena Lika, mund të jetë e piketuara e djemve brenda shtëpisë së “BB6”, por ajo nxitoi të deklaronte lidhjen e saj me fotografin Endrit Mertiri. Një rrëfim për modelen që synon televizionin, historinë e tyre të dashurisë dhe ca sekrete të tjera i zbulon Endriti, i cili tregon për lidhjen e tyre pasionante prej 1 viti e 3 muajsh.
Elena të ka deklaruar si të dashurin e saj, ç’mund të zbulosh ti më shumë?
Elena është një nga të rejat më me këmbë në tokë që kam njohur, pra është realiste. E njeh mirë veten e saj, me të mirat dhe të këqijat që ka dhe për pasojë edhe dobësitë i kthen në armë për veten. Sikundër më pëlqen shumë fakti që është këmbëngulëse. Ajo nuk është biondja e bukur që di vetëm të grimohet, të vishet dhe të bëjë sfilatë. Jo. Ajo është shumë më shumë se kaq. Të gjithë ata që e njohin, e dinë që Elena, ndonëse vetëm 19 vjeçe, ka pjekurinë e një 26-vjeçareje në mendime.
Me tipin që ka, mundet që të krijojë lidhje të re brenda shtëpisë, si do të ndiheshit?
Nuk është Elena biondja flirtuese, siç është krijuar përshtypja deri tani. As nuk e çoj nëpër mend diçka të tillë, për pasojë s’e imagjinoj dot si do të ndihesha.