Përpos që e ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, maskat natyrore e pastrojnë thellësisht fytyrën dhe e mbrojnë nga ndikimet e jashtme. Konservuesit, emulgatorët, vajrat minerale dhe derivatet e tjera të naftës në preparatet kozmetike janë të dëmshme për lëkurë, tregojnë studimet e reja. Për fytyrë më të përshtatshme janë preparatet natyrore të freskëta. Maskat natyrore ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, ngase formojnë një shtresë të veçantë që e mbron lëkurën nga ndikimet e dëmshme të ambientit të jashtëm dhe e nxisin mikro-qarkullimin, duke e ruajtur lagështinë e lëkurës. Përpos që e pastrojnë lëkurën në thellësi, maskat për fytyrë e përmirësojnë edhe tonusin e saj dhe e rregullojnë yndyrshmërinë. Ato janë edhe mjaft të lira.
Para vënies së maskës, pak kamomil
Para vënies së maskës në fytyrë, përgatiteni lëkurën duke e avulluar me çaj kamomili. Kjo i hapë poret duke e përmirësuar thithjen e përbërësve të maskës. Çaji i kamomilit po ashtu mund të përdoret edhe si tonik. Zhytni copat e pambukut në çajdhe pastrojeni fytyrën. Derisa kënaqeni me maskat aromatike, në sy mund t'i veni qeskat e çajit.
Përziejeni një lugë jogurt me një lugë mjaltë. Shtoni një pikë vaji eterik të trëndafilit. Përzieni përbërësit derisa ta fitoni një përzierje fine, kremoze. Lyejeni në lëkurën e pastruar të fytyrës, e pas 15 minutave, hiqeni maskën me ujë të vakët. Kjo maskë ia kthen lëkurës lagështinë, e atë mund ta përdorni edhe dy herë në javë.
Maska për lëkurë të maturuar
Një banane të vogël, një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, një lugë mjalti lulesh dhe një pikë vaji eterik të lules Helychrysi përziejeni në një masë të lëmuar, kremoze dhe qiteni në fytyrën e pastër. Pas 20 minutash largojeni atë me pambuk dheshpëlajeni fytyrën. Te lëkura e rrudhur, pas largimit të maskës, në lëkurë aplikoni disa pika të vajit të virgjër të ullirit.
Përzieni një lugë të jogurtit të fortë dhe një lugë të vajit të jojobës (lloj luleje), si dheshtoni një pikë vaji të livandës. Këtë përzierje duhet ta qitni në fytyrë dhe ta largoni pas 15 minutash me ujë të vakët. Kjo maskë është shumë e butë, prandaj mund ta përdorni çdo të dytën ditë. Është e mirë edhe për lëkurë me akne.
Gjithçka me masë
Recetat e maskave "të kuzhinës" janë bërë për çdo lloj lëkure veç e veç. Gjatë përgatitjes së maskave duhet përmbajtur rreptësishtë sasive të përbërësve.
Këshillimi i mjekëve
Njerëzit me sëmundje të lëkurës, Para përdorimit të preparateve, duhet të këshillohen me mjekun e tyre, për t'u ikur komplikimeve të mundshme.
Vetëm vajrat e vërteta eterike
Vajrat eterike që i përdorni duhet të jenë të kualitetit të lartë, të blera te shitësit e autorizuar, apo që gëzojnë besimin tuaj