Nuk Pozoj Nudo Pa Pyetur Mamin Dhe Babin !



Këngëtarja e njohur Rita Ora është sigurisht personazhi më i kërkuar nëpër mediat e huaja. Kështu gjithmonë e më shumë i bëhen pyetje për të cilat nuk ka folur ndonjëherë dhe në një intervistë të dhënë për “Metros”, Ritës i është bërë edhe një pyetje paksa provokative. 

E pyetur se a do pranonte të pozonte nudo ajo ka thënë se do pranonte vetëm nëse nëna dhe babi i saj do ia lejojnë një gjë të tillë. Rita është shprehur se nuk dëshiron t’i mërzisë prindërit e saj duke bërë veprime sipas kokës së vet, pa i pyetur ata. 

“Kurrë nuk kam pasur ofertë për të pozuar nudo, por nëse do të kisha, do duhej t’i pyesja fillimisht prindërit e mi” ka thënë këngëtarja Rita Ora. Rita nuk bënë asnjë veprim të turpshëm, që do mund t’i turpëronte prindërit e saj. 

Ndoshta do të pyesnit se si do të dukej një ditë perfekte e Rita Orës? E kjo për këngëtaren kosovare me famë botërore do të ishte qëndrimi vetëm në pizhame dhe duke ngrënë një hamburger Big Mac nga McDonalds. Ylli i hitit 'R.I.P.' do të dëshironte të kalonte çdo ditë duke u endur në pizhame dhe duke shijuar hamburgerin e saj të preferuar. “Dita ime e përkryer përfshin zgjimin dhe vetëm pastrimin e dhëmbëve. Dhe kjo është e tëra. Shikimi i TV-së, ngrënia dhe qëndrimi në pizhame tërë ditën. 

Zakonisht ha ushqim kinez apo McDonald's. Gjithmonë marrë një hamburger të madh ‘Big Mac’ dhe nuk i kuptoj ata që marrin gjëra të vogla në McDonald’s. Big Mac është klasik. Është ajo që e ka bërë McDonald's-in një McDonald's. Pra nëse nuk i shkon deri në fund, atëherë mos e bëj fare”, ka deklaruar Rita. 

Këngëtarja e ka lavdëruar veten se është me këmbë në tokë dhe e sinqertë dhe ka zbuluar se më nuk e ndjen nevojën që të shtiret se i pëlqejnë gjërat të cilat përndryshe nuk i do. “Nuk më pëlqen kur njerëzit nuk e thonë të vërtetën. Nëse nuk të pëlqen diçka, vetëm thuaj se nuk të pëlqen. Gjithmonë mundohem të jem e sinqertë, së pari me veten time. Dikur isha mësuar të gënjeja veten dhe të shtirem sikur i pëlqej gjërat, por ato vërtetë ishin mbeturina. Por tani më nuk e bëj këtë”, ka shtuar ajo. Në anën tjetër, Rita, e cila tani është njëra nga personazhet më të famshme në Britani, për famën e saj e ka falënderuar mentorin e saj, reperin Jay-Z. 

“Isha 17-vjeçe kur dërgova këngët e para në ‘RockNation’ dhe pas disa ditësh më telefonuan për të më thënë që kërkonin të më takonin. Më zuri paniku sepse do të takoja Jay-Z. Mendoja se do të më refuzonin, por pas 10 minutash më dha dorën dhe nisëm një ‘luftë’ si DJ. Mendoj se ai takim më hapi rrugën drejt famës”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste me një revistë britanike. Rita aktualisht po zhvillon turneun e saj në Britaninë e Madhe dhe deri tani ka dhënë tre koncerte, një në Mançester dhe dy në Londër