Flet motra: Asnjë nga meshkujt në shtëpi nuk është në shijet e Elenës



Është më e vogla e shtëpisë së “Big Brother 6” dhe është komentuar për faktin se kamerat e kanë fokusuar të ketë dalë e zhveshur. Disa fansa e kanë justifikuar me faktin që është modele. Por për 18-vjeçaren nga Tirana, e cila ka pohuar se mikja e saj më e mirë është vetvetja flet motra e saj më e madhe, Alda Lika. Ajo tregon për marrëdhënien e Elenës me paratë, preferencat për djemtë dhe strategjinë që ajo ka zgjedhur për lojën.
Si po të duket Elena në lojën e “BB 6”, mendon se po shfaq më të mirën e saj?
Nuk më duket se ajo po jep maksimumin e saj pasi të qenët larg njerëzve të saj të dashur dhe familjes po e bën të ulë cilësinë e lojës së saj dhe mendoj se kjo gjë po e penalizon.
Ndërkohë që në fillim të lojës ajo krijoi “scoop” nga ana e saj për zhveshjen brenda në shtëpi. Ju në familje e befasuat, apo është tip i të papriturave?
Ajo ka pasur të veshura boksera ngjyrë bezhë dhe, po të kishte qene ashtu si mediat thonë, ju siguroj se do ishin banorët të parët, të cilëve do u bënte shume përshtypje diçka e tillë.
Ka bërë deri tani ndonjë sjellje, që ju si familje nuk do dëshironit ta bënte?
Ajo po sillet si çdo 19-vjeçare dhe çdo foto që qarkullon nëpër blogje, për aq kohë sa s’janë të vërteta, ne nuk na ka mërzitur. Vendimet që ajo ka marrë, janë bërë së bashku me familjen.
Elena është më e vogla dhe një nga banorët, Xhimi, e nominoi duke u shprehur se shtëpia s’kishte nevojë për një vajzë që bën pasarela. Çfarë përgjigje do i jepje?
Theksoj se Elena është shembulli më i mirë i një vajze e cila bën pasarela dhe po ashtu shumë gjëra të tjera. Xhimi e nominoi pasi nuk i ka ardhur mirë për lojën që iu bë brenda në shtëpi.
Po komunikimin e saj me Marselinon si e sheh dhe si do e komentoje?
Elena është tip mjaft social dhe shoqëria e saj si me Marselinon si me Eldorën me duket krejt normale, pasi Elena është shumë e dashur dhe, nëse sillesh mirë me të, ajo do dijë gjithnjë të ta kthejë në të njëjtën mënyrë.
Po në marrëdhënie me femrat e tjera, përse mendon se Elena është superiore? Mosha e saj e vogël e favorizon apo e penalizon në lojë?
Pa diskutim që e penalizon. Vajzat e tjera janë përplasur me jetën shumë më shumë se Elena, por nuk mohoj që intelekti i zhvilluar i saj do e ndihmojë të jetë një lojtare e mirë në këtë lojë.
Ajo ka pohuar se ka një lidhje jashtë shtëpisë me fotografin Endrit Mërtiri. Mendon se brenda shtëpisë ajo mund të krijojë ndonjë lidhje të re?
Elena nuk është tip aventuriereje. Ajo ka një vit e pak lidhur me Endritin dhe lidhja tyre është mjaft e konsoliduar për të menduar një gjë të tillë.
Në fund të fundit në “Big Brother” luhet për të fituar. Është e dhënë ajo pas parasë, dhe do të bënte ndonjë kompromis brenda shtëpisë për të fituar ato para?
Elena nuk është tip materialiste, përkundrazi, nuk ua di shumë vlerën parave. S’besoj se do bënte kompromis me djallin.
E ka një strategji personale ajo që ta ka treguar ty?
Elena po mundohet të ruajë sekretin e saj duke luajtur një rol që nuk është por në çdo gjë tjetër ajo shfaqet krejtësisht vetvetja. Dhe kush e njeh, mund të pohojë që është e njëjta Elenë që shohim në jetën e përditshme.
Çfarë tipa meshkujsh pëlqen, cilin nga djemtë brenda shtëpisë sheh më pranë shijeve të saj?
Elena pëlqen një lloj mashkulli shumë të kompletuar, gjë që në shtëpi nuk shoh të ketë një të tillë.
Ka ndonjë femër idhull në modë që dëshiron t’i ngjajë?
Elena pëlqen shumë modelet e Victoria’s Secret dhe çdo gjë që ka të bëjë me to.
Nëse ajo fiton “BB 6″, çfarë do mund të bënte me ato para?
E para do ishte që të ndihmonte familjen e saj dhe të plotësonte këto ëndrra që ajo ka.